25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim”, shprehet kancelari gjerman

Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë.

Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta.

Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua që të dërgojë dhe të lejojë edhe shtetet e tjera që të dërgojnë tanke të rënda të prodhimit gjerman në Ukrainë, në mënyrë që forcat e Kievit të kryejnë ofensivë kundër forcave ruse në lindje të shtetit. Pavarësisht këtij vendimi, dërgesat e tankeve kanë qenë të ngadalshme për shkak se shtetet që janë zotuar se do të dërgojnë tanke kanë numër të kufizuar të tyre.

“Ndoshta ky është tregues se pse është e rëndësishme të koordinohemi me njëri-tjetrin, me Shtetet e Bashkuara për shembull, dhe të përgatisim këto vendime në mënyrë të kujdesshme që ato të funksionojnë”, tha ai.

Ukraina tani po kërkon avionë luftarakë, edhe pse Gjermania nuk ka asnjë avion F-16 që janë përmendur nga Kievi.

Duke folur një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Scholz tha se ka frikë se konflikti do të shndërrohet “në një luftë të gjatë”, por shtoi se Gjermania dhe Perëndimi do të mbështesin Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, eventualisht do të duhet ta kuptojë se qëllimet e luftës së tij, janë të paarritshme.

“Janë vetëm pak shtete që janë në anën e Rusisë”, tha ai.

Një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij do të dalë triumfues nga kjo luftë dhe u zotua se do të mbajë përgjegjës të gjithë ata që kanë sjellë luftën në territorin ukrainas

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...