22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kërkonin 15 mijë euro për çdo pasagjer, shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë

Gjatë aksionit të përbashkët të Gardës Civile (Guardia Civil) spanjollë dhe Agjencisë Kombëtare britanike të Krimit (NCA) janë arrestuar shtatë të dyshuar të „një organizate të rëndësishme kriminale”, vuri në dukje policia spanjolle të shtunën (09.10).

Rrjeti ka transportuar migrantë shqiptarë, ndër ta edhe fëmijë, duke i hipur ata si pasagjerë të paidentifikuar në bordet e trageteve dhe anijeve tregtare me destinacion Britaninë e Madhe. Shumica e të arrestuarve, ndër ta edhe dy të pandehurit si drejtues të bandës, sipas të dhënave, janë shtetas shqiptarë. Drejtuesit e bandës u arrestuan të hënën (03.10) në aeroportin e Madridid, kur donin të hipnin në avion për të fluturuar drejt Shqipërisë.

“Trafikantët e qenieve njerëzore venë në rrezik jetën e njeriut, ndaj shkatërrimi i këtyre rrjeteve kriminale si ky ka prioritet”, deklaroi drejtuesi rajonal i NCA, Steve Reynolds.

Ky rrjet trafikantësh mendohet se ka qenë aktiv që nga viti 2014 dhe „rekrutonte” migrantë nga Shqipëria ose nga strehimoret e refugjatëve në veri të Spanjës. Për çdo shqiptar që transportonin ata kërkonin 15.000 euro.

“Metodat, se si i fshihnin ata njerëzit në borde, përbëjnë rrezik për jetën dhe pacënueshmërinë fizike të migrantëve, ndër të cilët kanë qenë edhe minorenë”, deklaroi policia.

Se sa migrantë ka trafikuar kjo bandë për në Britaninë e Madhe. Është e paqartë. Deri tani janë identifikuar 50 syresh. Policia sekuestroi gjatë aksionit telefona, kompjutera, karta bankare, shuma parashë si dhe karta identifikimi dhe pasaporta. /DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...