34.5 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Këshilli i Evropës: Shqipëria të tregojë vullnet politik për të ndrequr mangësitë e zgjedhjeve të 11 Majit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi sot raportin për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025 në Shqipëri, duke theksuar nevojën për reforma të thella dhe vullnet të fortë politik nga autoritetet shqiptare.

Në një rezolutë të miratuar nga Asambleja, autoritetet shqiptare u bënë thirrje të adresojnë me prioritet mangësitë e evidentuara gjatë misionit të vëzhgimit zgjedhor, “në mënyrë që të sigurohet përputhshmëria me standardet evropiane në proceset zgjedhore”.

APKiE kërkoi:
• Zbatim të rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it;
• Rishikim të rregullave të financimit të fushatës;
• Depolitizim të administratës zgjedhore;
• Ndarje të qartë mes partisë në pushtet dhe shtetit;
• Forcim të kapaciteteve të SPAK, veçanërisht në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikon zgjedhjet.

Raporti i përgatitur nga Simone Billi (Itali, ECPA) dhe i paraqitur nga Luz Martinez Seijo (Spanjë, SOC), konstaton se zgjedhjet ishin “konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale”, por u zhvilluan në një klimë jashtëzakonisht të polarizuar.

Ndër gjetjet kryesore të raportit janë:
• Kandidatët kishin përgjithësisht mundësi të bënin fushatë lirshëm, por pati raportime për frikësim dhe presion.
• Votimi i diasporës, për herë të parë i mundësuar, vlerësohet si një hap historik, por kërkon përmirësime.
• Partia në pushtet shfrytëzoi burime shtetërore në fushatë, duke krijuar avantazh të padrejtë.
• Pati pretendime për blerje votash dhe presion mbi votues, sidomos në sektorin publik.
• Mediet ishin të dominuara nga dy partitë kryesore, me vetëcensurë të gazetarëve dhe përqendrim të pronësisë.
• Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por me shkelje procedurash në shumë qendra votimi, si dhe ndërhyrje të vëzhguesve dhe anëtarëve të partive në proces.

Asambleja e mbylli rezolutën me thirrjen që autoritetet shqiptare të demonstrojnë angazhim real për integritetin zgjedhor, si një kusht i domosdoshëm për besueshmërinë demokratike dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...