18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Këta janë ministrat e rinj të qeverisë, disave iu ndërron vendet

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar ndryshimet në qeveri, që priten ti kalojnë për miratim Presidentit.

Ndryshimet kanë prekur 7 ministri, por ajo që vihet re është se disa emrave iu është ndërruar thjesht pozicioni, siç është rasti i Ogerta Manastirliut që nga Shëndetësia është vendosur në krye të Arsimit, apo Delina Ibrahimajt që nga Financat është caktuar ministre për sipërmarrjen.

7 propozimet e reja në qeveri:

Ervin Mete-Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Igli Hasani- Ministër për Europën dhe punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Rinisë

Anila Denaj- Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj- Ministre për sipërmarrjen

Ministër Shteti për Pushtetin vendor Arbi Mazniku, largohet Milva Ikonomi dhe shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet.

Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.

Nga ana tjetër Rama ka propozuar dhe emrat e rinj të sekretarëve në PS: Unë propozoj si fillim që në fillim të Tetorit të ketë një Kongres të Jashtëzakonshëm, ku ministrat e rinj të shpalosin të gjitha idetë e tyre. Me propozim të sekretarit të përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi ju kërkoj të miratoni sekretariatin e ri, që kërkon votëbesim nga Asambleja në Kongres.

Sekretar Organizimi: Ardian Çela

Burimet Njerëzore: Eduart Ndreca

Sekretare e Gruas: Evis Kushi

Sekretar digjital dhe i rinisë: Etjen Xhafa

Sekretare e marrëdhënieve me jashtë: Romina Kuko

Sekretar i çështjeve zgjedhore: Eridian Salianji

Sekretare e Programit: Milva Ekonomi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...