25.9 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

“KFOR të marrë nën kontroll veriun, e ka kërkuar edhe Kosova”, Rama për situatën në veri

KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët, pas vrasjes së një polici në Banjskë.

Madje ai tha se këtë gjë e ka kërkuar dhe në samitin e NATO-s. Sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

KFOR duhet ë marrë në kontroll veriun e Kosovës. E kam bërë shumë herë këtë propozim, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse. Çdo justifikim sot që ‘s’kemi trupa’ mund të bëjnë nesër ndërhyrjen shumë më të madhe në trupa por edhe në vështirësi.

Prandaj jam këtu sot dhe me vjen mirë që këtë e kërkon edhe Kosova, pra KFOR në veri. S’kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. S’ka rëndësi fare këtu kush e kërkon, këtë e kërkon situata sot, po të ishte bërë më parë, s’do kishin ndodhur këto. Pak vonë sipas meje, po më mirë pak vonë sesa shumë vonë. Më vjen mirë që Osmani ka kërkuar publikisht ndihmën e SHBA- së për draftin e asociacionit. Në thelb kërkesa e saj është pozitive, është një hap më në fund në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës. Nuk pa pikë rëndësi kush e shkruan kush e propozon, por ka rëndësi vetëm një gjë, drafti do përmbushë kërkesën legjitime që ka procesi i dialogut, bazuar mbi një marrëveshje të nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Qeveritë shkojnë e vijnë shtetet serioze jo, vazhdojnë zbatojnë marrëveshjet u shpreh Rama gjatë konferencës për gazetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...