26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Kina lëshon alarmin kombëtar për thatësirën e vitit: “Në luftë me zjarret dhe temperaturat e larta”

Kina ka lëshuar alarmin e saj të parë kombëtar për thatësirën e vitit, ndërsa autoritetet po luftojnë me zjarret në pyje dhe kanë mobilizuar ekipe të specializuara për të mbrojtur të korrat nga temperaturat përvëluese në pellgun e lumit Yangtze.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ritheksoi gjithashtu alarmin e saj të kuq të temperaturës së lartë , për ditën e 30-të radhazi.

“Alarmi i verdhë” kombëtar i thatësirës, vjen pasi rajonet nga Sichuan në jugperëndim deri në Shangai në deltën Yangtze kanë përjetuar javë të tëra nxehtësie ekstreme, me zyrtarët qeveritarë që përmendin vazhdimisht ndryshimin klimatik global si shkak.

Alarmi i verdhë është dy shkallë më pak se paralajmërimi më serioz në shkallën e Pekinit.

Në një nga pellgjet e rëndësishme të përmbytjeve të Yangtze në provincën Jiangxi të Kinës qendrore, liqeni Poyang tani është tkurrur në një të katërtën e madhësisë së tij normale për këtë periudhë të vitit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Rreth 66 lumenj në 34 qarqe në rajonin jugperëndimor të Chongqing janë tharë, tha transmetuesi shtetëror CCTV.

Reshjet në Chongqing këtë vit janë ulur 60 për qind krahasuar me normën sezonale, dhe toka në disa rrethe ka mungesë të madhe lagështie, tha CCTV, duke cituar të dhënat e qeverisë lokale.

Ministria e burimeve ujore të Kinës ka udhëzuar rajonet bujqësore të goditura nga thatësira të hartojnë rotacione për të përcaktuar se kush mund të ketë akses në furnizimet në çdo kohë të caktuar, për t’u siguruar që ato të mos mbarojnë.

Fabrikat në Sichuan dhe metropolin ngjitur të Chongqing janë urdhëruar gjithashtu të mbyllen pasi rezervuarët që furnizojnë energjinë hidrocentrale u ulën në gjysmën e niveleve të tyre normale dhe kërkesa për ajër të kondicionuar u rrit në temperaturat përvëluese.

Ndikimi i thatësirës në Sichuan është jashtëzakonisht i rëndë, sepse provinca merr 80 për qind të energjisë së saj nga digat hidroelektrike.

Zonat më të goditura

Patrick Fok i Al Jazeera, duke raportuar nga Chongqing, tha se zona është një nga më të goditurat nga vala e të nxehtit në Kinë dhe ku temperaturat arritën një rekord të të gjitha kohërave prej 45 C (113F) në fillim të kësaj jave.

“Është e vështirë të shpëtosh nga efektet e kësaj vale të nxehtit dhe thatësirës që vjen me të,” tha Fok. “Raportet thonë se më shumë se 350,000 njerëz në Chongqing rurale po vuajnë për shkak të mungesës së furnizimeve me ujë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...