11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Kina refuzon thirrjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për rinisje të hetimeve rreth origjinës së koronavirusit

Kina e refuzoi thirrjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për rinisje të hetimeve rreth origjinës së koronavirusit.

Arsyeja që jep Kina është se mbështet përpjekjet “shkencore” në vend të atyre “politike” për të kuptuar si është përhapur virusi.

Presioni është duke u rritur sërish ndaj Pekinit, për të hetuar virusin që ka lënë të vdekur më shumë se katër milionë persona dhe ka paralizuar ekonomitë në gjithë botën, prej kur është identifikuar në qytetin kinez Vuhan në fund të vitit 2019.

Të enjten, OBSH i ka bërë thirrje Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Mirëpo Kina ka përsëritur qëndrimin e saja, duke thënë se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

“Ne kundërshtojmë gjurmimet mbi baza politike dhe braktisjen e raportit të përbashkët” të lëshuar pas vizitës së ekspertëve të OBSH-së në Vuhan, ka thënë zëvëndësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu.

Në një vizitë të ekipit të OBSH-së me ekspertë ndërkombëtarë, bashkë me homologët e tyre kinezë në janar të këtij viti, nuk është arritur te përfundimi sesi është përhapur fillimisht virusi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...