34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kjo krizë nuk mund t’i ikë kësaj sallë”/ Gjekmarkaj: “Ne të PD na ka lodhur pushteti i munguar”

Deputeti Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita prej muajsh ndodhen në një konflikt në të cilën janë përplasur dy mentalitete.

Ai foli për krizën që ka kapur selinë blu, që sipas tij nuk është thjesht krizë, por një tregues i fortë antropoligjik i kulturës politike në vend.

“Përkatësinë time në PD e kam përjetuar në mënyra të ndryshme, që kur jam anëtarësuar në kodrat iluzione të Qytetit Studenti. Dikur me militantizëm që ka shumë pasion dhe pak arsyer, i kam lexuar sjelljet e saj, militanti ndizet kur i thuhet që po bashkëpunon me armikun dhe kur atë ja thua liderit më shumë ndizet ai. E kam privuar sëbrendshmi këtë furi që partia jonë mbajti në gji.

Urrejtja e paguar më shpejt më shumë se dashuria, më vonë janë ri gjendur përsëri për të vendosur ndonjë ide në murrin e madh, ku shumë demokratë vijnë dhe ikën.

Ajo që po ndodh brenda partisë kryesore të opozitë është tregues antropologjik i kulturës në vend. Kjo krizë nuk mund t’i ikë kësaj sallë. PD ka lindur si parti që lufton komunizmin format e të cilit zhvilloheshin brenda saj. Disa kanë humbur karrierat dhe të mirat që sjell duke pësuar fatin e Sokratit.

Sot pas 32 vitesh është një kapërcyell ekzistencial. Në konfliktin disa mujor nuk jemi sot në këtë pikë se përplasen dy mentalitete, në këtë pikë na ka çuar lufta civile brenda të njëjtit mentalitet. Kriza tejkalohet kur shfaqet një mendësi e re. Zërat e shumtë i japin fytyrë krizës , por edhe mund ta zgjidhin atë. Ne të PD na ka lodhur pushteti i munguar…Përballë çfarë kemi ne si opozitë, një absolutizëm interesash, heshtje, pushtetin që lodh gjithë Shqipërinë”, tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...