34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zgjedhja e presidentit të ri/ Mediu: “Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën”

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat nga jashtë sallës së Kuvendit pohoi se opozita duhet të ketë një kandidat për president.

“Opozita të ketë një kandidat.  Ky duhet te jete konsensusi i parë duhet të jetë brenda opozitës. Procedura kushtetuese ka përcaktuar nevojën për konsensus. Ky ka qenë diskutimi që kemi bërë, jemi takuar me shumë deputetë. kam diskutuat edhe me Alibeaj, Bylykbashin dhe zotin Boçi dhe me kandidatë të tjerë. Besoj që duhet të jetë një njeri që qëndron mbi palët dhe që qëndron për unitetin e popullit. Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën.

Të kemi përfaqësues negociatorësh të përbashkët, por të kemi një figure të përbashkët që duhet të biem dakord. Të paktën të kemi një kandidaturë të përbashkët”, tha Mediu.

I pyetur nese eshte folur per emra konrekte deri me tani, ai u shpreh: “Nuk kemi folur për emra jemi në kuadër të një diskutimi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...