24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

“Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë”/ Oligert Muçllari prezanton kandidaturën për primare në PD

Oligert Muçllari ka prezantuar sot kandidaturën e tij në primaret e PD-së për Bashkinë e Pogradecit.

Në një dalje për mediat, Muçllari tha se Pogradeci nuk mund të mbetet akoma peng i një grupi të vogël klientelist pranë kryetarit të bashkisë. Sipas tij, ky qytet meriton dinjitet dhe duhet të qeveriset me dinjitet.

“Të dashur qytetarë të Pogradecit, të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.
Dua të ndaj me ju lajmin e kandidimit në PRIMARET e Partisë Demokratike. Është një privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe që këtë vendim ta ndajmë së bashku dhe, sigurisht, po së bashku të ndajme garën dhe emocionet deri në fitoren e zgjedhjeve të 14 Majit.
Sakrificat e demokratëve, sakrificat tuaja këto 10 vite janë një motiv shumë i madh që ne, se bashku me qytetarët e Pogradecit të çojmë misionin tonë të fitores deri në fund.
Pogradeci nuk mund të mbetet akoma peng i një grupi të vogël klientelist pranë kryetarit të bashkisë. Ai meriton dinjitet dhe duhet të qeveriset me dinjitet.
Bashkia Pogradec nuk mund të jetë pronë vetëm e një grushti të vogël njerëzish, përkundrazi, duhet të kryejë me pergjegjshmëri detyrat dhe t’ju shërbeje qytetarëve në të katër anët e territorit.
Bashkia duhet t’i kthehet detyrës për të cilin është votuar, dhe jo të ketë si mision zhvatjen, korrupsionin, presionin dhe papërgjegjshmërine.

Bizneset dhe qytetarët janë bërë më të varfër nga kjo bashki. Vetëm tre vitet e fundit taksat dhe tarifat janë trefishuar, dhe e gjithe kjo është në kurriz të biznesit dhe qytetarëve.
Rritja e varfërisë ka si shkak kryesor keqqeverisjen dhe abuzimin me lekët e qytetarëve, sepse të gjitha të ardhurat përqëndrohen vetëm në një grup klientelist pranë kryetarit të bashkisë.
Keqqeverisja është në nivele maksimale, aq sa Bashkia Pogradec rrezikon falimentin dhe të merret nën administrim nga Ministria e Financave. E gjithë kjo situatë ka një përgjegjës: Kryetarin e Bashkisë Ilir Xhakolli.

Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë.

Kam bindjen se qytetarët e Pogradecit presin modelin e kundërt të drejtuesit aktual.
Ne jemi në këtë mision pikërisht për të ofruar modelin e kundërt, jemi këtu për qytetarët e Pogradecit.
Të dashur antarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, të gjithë ne sëbashku do të jemi në mision për të çliruar bashkinë e uzurpuar pa zgjedhje në 2019, dhe do t’ja kthejme atë qytetarëve të saj.
Ju falenderoj me mirënjohje”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...