25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Klevis Balliu: Shërbimi i Ramës ndaj Sorosit vazhdon, godet ata që denoncojnë aferat

Klevis Balliu, shefi i organizmit në Partinë Demokratike (PD), ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij për lidhje me interesat e George Sorosit dhe se ata po sulmojnë të gjithë ata që denoncojnë korrupsionin dhe aferat e përfshira në qeverisje.

Në postimin e tij, Balliu thekson se sulmet që vijnë nga Rama dhe mbështetësit e tij, janë të drejtuara ndaj atyre që duan të zbulojnë dhe ekspozojnë abuzimet me fondet publike, duke i quajtur këto sulme si një metodë për të mbajtur të fshehura aferat monstruoze të qeverisë.

Ai gjithashtu përmend faktin se pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama u vetshpall menjëherë kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke e quajtur këtë një akt të papranueshëm, që tregon se pushteti është i centralizuar dhe vjedhja e parave publike është një proces që ndodh me dijeninë dhe kontrollin e Ramës.

Sulmet e Ramës të dirigjuara nga Soros për të goditur kundërshtarët që çmontojnë prokurorët Sorosist të Edi Ramës.

Shërbimi i Ramës ndaj Sorosit është i pandalshëm edhe sot ai godet ashpër të gjithë ata që denoncojnë aferat monstruoze të tij dhe vartësve të tij.

Kushdo që mendon se këta pseudo pushtetarë mund të vidhnin qindra-miliona Euro të qytetarëve pa urdhrin e Edi Ramës, që 5 minuta pas arrestimit të Veliajt u vetshpall kryetar bashkie, në rastin më të mirë është naiv dhe në tërsi është pjesë e vjedhjes.

Por ai do të ketë fatin që ju rezervoj edhe kolegëve të tij si Veliajt edhe Beqajt & Co.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...