14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Je idiot, apo bën vetë?”/ Shehaj flet për përplasjen me Ramën: “Ofendimet i ka strategji”

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka komentuar përplasjen e djeshme me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për çështjen e inceneratorëve.

Shehaj e akuzoi kryeministrin se fshihej pas kompanisë offshore të Inceneratorit të Tiranës, ndërsa kreu i qeverisë iu kthye ashpër duke iu drejtuar me fjalët “je idiot apo bën vetë”.

Në një intervistë për News24, Shehaj tha se ofendimet dhe fyerjet e Ramës janë strategji kur nuk ka argumente për t’u kundërpërgjigjur.

Shehaj: Para disa ditësh SPAK shpalli në kërkim për korrupsion pronarin e Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë qeveria vijon e paguan këtë zotëri, vetëm në një muaj ky zotëri ka marrë rreth 1 mln euro nga bashkia e Tiranës. Arsyeja e vetme që një qeveri ka nënshkruar një kontratë korruptive me një subjekt off shore në Holandë dhe vijon ta paguajë, ka vetëm një arsye, nëse pas qëndron kryeministri. kjo ishte çështja që ngrita.

Unë kërkova shpjegime bazuar në logjikë dhe fakte. Kjo ndodhi dje. Përgjigja që mora ishte fyerje e ofendime. Nuk është hera e parë nga ana e tij. Është strategji kur nuk ke çfarë thua për çështjen vërsulju atij që flet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...