40.4 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Kombëtarja disfatë 1-0 në Stockholm, Bajrami : ‘ Shpresoj që të shënojmë në Europian’

Dy humbje në tre ditë, këto janë statistikat e Kombëtares. Kuqezinjtë u mposhtën 0-3 nga Kili dhe 1-0 nga Suedia, duke mos gjetur rrugën e rrjetës. Kambanë alarmi mund të jetë goditja në portë, teksa në 180 minutat e këtyre dy miqësoreve tanët goditën vetëm një herë portën (me Suedinë). Kundër Suedisë këtë të hënë sulmi provoi edhe tetë goditje jashtë porte.Humbja 1-0 me Suedinë nuk e ul besimin e Kristjan Asllanit, mesfushorit të Kombëtares dhe Interit. Pas ndeshjes në Stockholm ai tha se bënë një paraqitje të mirë dhe shumë kilometra.

“Nuk shkoi që humbëm ndeshjen. Ekipi luajti mirë, luftoi. Pas ndeshjes me Kilin humori ishte i ulët. Kemi bërë një superndeshje. Objektivi jonë është Europiani, po punojmë dhe do t’ia arrijmë sa më mirë.

Unë besoj që sot kam bërë ndeshje të mirë, mua më intereson ekipi, çfarë mendon trajneri, presidenti dhe stafi jonë. Për mua nuk ka problem, luaj me të gjitha modulet.

Kam luajtur para mbrojtjes, sot bëra këtë rolin tjetër. Si unë si Laçi sot kemi bërë shumë kilometra. Objektivi jonë e dinë të gjithë kush është”, u shpreh Asllani.

Nedim Bajrami nuk e ka problem rolin në fushë, duke treguar se luan ku do trajneri. Për Supersport fantazisti foli pas humbjes 1-0 të Kombëtares në Suedi. Për të ndeshja e sotme ishte e mirë.

“Me Kilin e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por u ndëshkuam dy herë në fund, gjë që nuk duhej të ndodhte. Edhe sot bëmë mirë, por u mposhtëm. Kishim më shumë raste dhe na vjen keq që humbëm.

Kështu është futbolli, por shpresoj që të shënojmë në Europian.

Unë mund të luaj kudo ku ka nevojë trajneri. Më pëlqen më shumë të luaj si mesfushor pas sulmuesve, pra numër 10, por nëse Sylvinho do që të spostohem në krah, nuk ka problem për mua.

Kemi kohë edhe tre muaj për Europianin dhe duhet të japim maksimumin nëpër klubet tona, për t’u rikthyer gati dhe në formën më të mirë”, tha lojtari i Sassuolos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju gjen energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa. Një vendim i rëndësishëm mund të sjellë zhvillime pozitive. Në dashuri, shmangni...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 12 Gusht 2026

0
Për 12 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë, me kthjellime dhe shumë diell në pjesën më...

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...