26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Komisioni i Konkurrencës pas hetimit të thelluar në tregun e karburanteve:” Asnjë nuk ka abuzuar me pozitën dominuese në treg”

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar në tregun e karburanteve pa gjetur shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Në datë 4 qershor të vitit të kaluar, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve, për periudhën kohore nga 1 Janari 2017 deri në 30 Tetor 2020.

Aktualisht, në Shqipëri veprojnë veprojnë tre kompani që kanë pozitë dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve. Ndërmarrja Petrolifera Italo-Albanese (PIA) zotëron pozitë dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve në portin Vlora-1, kompania Romano Port zotëron pozitë dominuese për kapacitetin deri në 20 mijë tonë në tregun e ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë karburante në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës, ndërsa kompania Porti MBM zotëron pozitë dominuese për kapacitetin mbi 20 mijë tonë dhe me zhytje mbi tetë metra në tregun e ngarkim-shkarkimit të anijeve që transportojnë karburante, po në zonën bregdetare Porto Romano, Durrës.

Tarifat e miratuara nga Organi Shtetëror i Autorizuar për ngarkim – shkarkimin e karburanteve si nga kompanitë koncesionare janë të njëjta. Përsa i përket tarifave të tjera portuale, nivelet maksimale janë gjithashtu të njëjta, por vendimi thekson se Porti MBM realizon disa shërbime të ndryshme nga Romano Port për shkak të pozicionit të tij gjeografik dhe për këtë arsye ka disa zëra tariforë shtesë.

Përveç monopolit të secilës prej ndërmarrjeve në tregun përkatës, një tipar tjetër i këtij tregu që shton rreziqet e abuzimit me pozitën dominuese është integrimi vertikal i ndërmarrjeve në portin e Porto Romanos. Kjo do të thotë se aksionerët e porteve janë njëkohësisht të pranishëm edhe në hallkat e tjera të importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Megjithatë, bazuar në sjelljen e tre ndërmarrjeve nën hetim, në lidhje me vlerësimin e kontratave, tarifave të aplikuara dhe fuqisë ekonomike dhe financiare, Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se asnjëra prej tyre nuk ka abuzuar me pozitën dominuese në treg.

Në lidhje me tregun e importit dhe shitjes me shumicë, hetimi ka treguar se pjesa më e madhe e karburanteve që importohen në vendin tonë është mbi 80% naftë dhe më pak se 20% benzinë. Pjesa më e madhe e importit të benzinës dhe naftës, rreth 90%, për periudhën nën hetim, kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe pjesa e mbetur realizohet nëpërmjet portit të Vlorës. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, në tregun e importit të karburanteve operojnë një numër i konsiderueshëm dhe treguesi i përqendrimit të tregut (indeksi HHI) ka ardhur në rënie gjatë periudhës hetimore.

Mbështetur në konkluzionet e raportit të hetimit, Komisioni i Konkurrencës ka mbyllur procedurën së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve pa gjetje që ngarkojnë me përgjegjësi ligjore kompanitë që veprojnë në këto tregje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...