23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Komisioni i Rithemelimit vazhdon me zgjedhjet,sot vendosen kryetarët e PD në 10 degë

Këtë të shtunë do të zhvillohen zgjedhjet në 10 prej degëve të Partisë Demokratike, për kryetarët e rinj të kësaj force politike.

Pavarësisht përplasjeve të brendshme, Komisioni i Rithemelimit ka vijuar me procesin në bazë, edhe pse ndërprerja e zgjedhjeve është një prej kushteve që pala që kryesohet nga Alibeaj, ka vendosur për bashkimin.

Sot do të zgjidhen kryetarët e PD-së për Kuçovën, Skraparin, Elbasanin, Tropojën, dhe disa degë në Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e shtunë, dt 16 prill 2022, do të zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të PD.

Procesi i votimit do të hapet në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari I fundit I PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët e për Kryetar dege dhe Qendrat e votimit janë si më poshtë vijon:

PD dega Kucovë

  1. Nerjan Dine Pasho
  2. Myslim Isuf Haxhi

PD dega Skrapar

  1. Besnik Ali Osmani
  2. Hajredin Lahe Bakiasi

PD Dega Elbasan

  1. Blendi Ferdinand Himci
  2. Eliona Hetem Gremi
  3. Elior Flamur Vila
  4. Klodiana Ilir Capja
  5. Sonila Maksim Daiu

PD Dega Tropojë

  1. Besnik Xhafer Dushaj
  2. Feride Rexhep Rrahmanaj
  3. Ram Bajram Oruci

PD Dega 6 Tiranë

  1. Alban Feko Hoxhaj
  2. Onelda Gjin Zefi

PD Dega 10

  1. Andi Gani Beliu
  2. Ilir Halit Stojku
  3. Shkëlqim Muharrem Spaho
  4. Xhulia Aranit Xhekaj

PD Dega 11 Tiranë

  1. Arbër Ded Qehaja
  2. Shkëlzen Mark Mustafaj
  3. Ahmet Ali Meshi
  4. Mërgim Nazmi Hoxha

PD Dega 16 Tiranë

  1. Eduard Gani Rexha
  2. Ilir Lush Zmalaj
  3. Kujtim Veli Kola

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD Të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...