20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Komisioni i Venecias shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës, opozita kërkon transparencë

Komisioni i Venecias do të mblidhet nesër për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka, në një seancë që ka nxitur akuza dhe tensione mes shumicës dhe opozitës. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka njoftuar se komisioni do të shqyrtojë kërkesën e saj për të zgjidhur çështjet lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të deputetëve dhe për të sqaruar një ngërç në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese.

Opozita, përmes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën se ka fshehur draft-opinionin e Komisionit të Venecias dhe se nuk ka ftuar deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancë. Bardhi kërkoi që drafti i Komisionit të Venecias të bëhej i disponueshëm për të gjithë, duke theksuar se ka informacion se ky dokument është dorëzuar vetëm tek deputetët e shumicës. Nga ana e saj, Spiropali ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka asnjë dokument të zyrtarizuar për të ndarë dhe se drafti do të publikohet vetëm sipas rregullave të Komisionit të Venecias.

Gazment Bardhi: ‘E kam me email nga drejtori i zyrës së komisionit të Venecias, që drafti ju është dorëzuar ju. Deputetët e maxhorancës e kanë draftin, na jepni dhe ne. Meqë ju keni bërë delegacion një partiak. Do na hiqni dhe të drejtën të japim sugjerime ekëshilla? Do përjashtoni opozitën nga ky proces? Nuk ju pëlqen drafti? ”

Elisa Spiropali: “Nuk ka asnjë dokument zyrtar të Komisionit të Venecias për të ndarë. Sapo të vijë do ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias. Shumica nuk ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Nesër është seanca, sipas rregullave të tyre bëhet publik. Mos spekuloni, nuk ka asnjë draft për të ndarë, sepse bëhet sipas rregullave të tyre. Do jem në seancë si kryetare e Kuvendit, si kërkesë që kam bërë. Unë ju kam bërë ftesë në çdo vizitë, kam kërkuar edhe prezencë të deputetëve të opozitës. Shpesh kemi marrë përgjigje refuzuese edhe për shkak të situatë politike e prezencës së deputetëve në Kuvend. Do konsultohem nëse ai draft është publik dhe nëse duhet shpërndarë. Kryetari I Kuvendit nuk e ka shpërndarë draftin në grup.”

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që Kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend për një interpelancë lidhur me pagesën prej 110 milionë eurosh për kompaninë Becchetti, ndërsa Spiropali tha se ky kërkesë nuk mund të trajtohet për shkak të axhendës së ngjeshur të Kuvendit.

Bardhi: Të vijë Rama dhe të bëjmë interpelancë për pagesën 110 mln euro për Becchettin
Spiropali: Rama nuk vjen dot prej axhendës, interpelanca në një seancë tjetër

Në rendin e ditës të seancës së nesërme është përfshirë gjithashtu një interpelancë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canipranë pranë shkollës “Fan Noli” dhe për statusin e paketës së sigurisë në shkolla, e propozuar më shumë se një vit më parë dhe ende pa kaluar për votim. Deputetja Ina Zhupa, e Partisë Demokratike, do të zhvillojë këtë interpelancë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...