32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Komisioni për punën nis me tone të ashpra, Duma i drejtohet Muzhaqi: “Sa është buxheti për fëmijët per të rinjtë?”

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka nisur me debate dhe tone të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Palët teksa diskutonin projektligjin e buxhetit 2023, kryetarja e Komisionit, Grida Duma iu drejtua me disa pyetje ministres Bora Muzhaqi për shifrën e buxhetit, për të cilën tha se është caktuar shifra 5 miliardë, por pa e specifikuar në shpërndarje.

Bazuar në këtë qasje, Duma u detyrua të ndërpriste mbledhjen për disa minuta, pasi sipas saj, mazhoranca nuk ka bërë ndarje të qartë të fondit se sa shkon për fëmijët dhe për të rinjtë. Në diskutim u përfshi edhe Albana Vokshi, e cila tha se qytetarët duan qartësi dhe jo fjalë.

Pjesë nga diskutimi:

Grida Duma: Sa e ke buxhetin për fëmijët?

Bora Muzhaqi: 5 miliardë lekë.

Grida Duma: Sa për fëmijët dhe të rinjtë?

Bora Muzhaqi: E ke shifrën te Instati, mund ta bëni llogaritjen.

Grida Duma: Nuk e ke shifrën. Buxheton për rininë dhe nuk bën një krahasim mes 2022 dhe 2021. Po mbroni të pambrojtëshmen. Nuk e mbron dot veten se nuk mundet. Marrin dhe masa disiplinore në komision. Ne dhe ju dini shumë mirë.

Ilir Metaj: Nëse nuk ju pëlqen përgjigja, vazhdoni aty.

Grida Duma: Mbylle komisionin.

Albana Vokshi: Nuk bëhet kështu. Duam përgjigje të saktë, ndaj kemi ministren këtu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...