21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Konferenca e gjimnazistëve të LRI, Meta :” Alarmante! Këtë vit kemi 58 mijë nxënës më pak në banka shkollore”

Kreu i Partise së Kirisë ka marr pjesë në konferencën e gjimnazistëve të LRI.  Meta tha se ka një zbazje të vendit nga të rinjtë dhe se këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 220 mijë nxënës më pak krahasuar me 15 vite më parë. Sipas tij shqetësuese mbetet edhe mësimi me kushte në shkollat e Tiranës.  

 Meta:

Shifrat janë dramatike dhe alarmante për të gjithë ne që merremi me politik dhe kemi për detyrë të merremi me këtë gjë. Jemi në kushtet kur këtë vit janë ulur në bankat e shkollës më pak se 220 mijë nxënës krahasuar me 15 vite më parë. Këtë vit kemi 58 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës. Këto janë shifra tepër kokëforta që i dini jo vetëm ju por i dinë edhe bashkëmoshatarët tua, mësuesit aq më tepër edhe jashtë Tiranës. Janë larguar jo vetëm ata që në një moshë minorene lënë shkollën dhe ikin jashtë vendit. Kemi parë rastin e veriut të Shqipërisë ku të rinjtë lënë shkollat për të ikur drejt Anglisë. Kemi edhe një braktisje të këtyre zonave drejt Tiranës. Mbi 20 mijë nxënës sot janë të përfshirë në mësimin kolektiv. Një mësues mëson nxënës të klasave të ndryshme. Është një proces anti kushtetues. Duhet ofruar i njëjti standard i arsimit kudo. Edhe mësimet me turne janë një fenomen shqetësues edhe në kryeqytet. Janë edhe disa nga gjimnazet më me emër që vazhdojnë mësimin me turne.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...