38.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Konfliktohen shqiptarët në rrugët e Athinës , ndërrojnë jetë 3 persona

Ndërron jete edhe personi i tretë i plagosur në ngjarjen e djeshme në Athinë.

Burimet konfirmojnë se ka vdekur shtetasi shqiptar i cili pasi doli nga mjeti “Audi” u godit nga një makinë në ecje. Mjekët konfirmojnë se edhe ai kishte gjithashtu plage me armë zjarri që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me mjetin tjetër “Mercedes-Benz”.

Si ndodhi ngjarja e rënë në Athinë?
Dy shtetasit shqiptarë të vrare mësohet se janë me inicialet J. T dhe G. A, rreth 30-vjec, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve. Burimet më të fundit bëjnë me dije se ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku nga një automjet “Mercedes- Benz” është hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e plagosur rëndë këtë të fundit.

Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona, mes të cilëve në timon edhe babai i viktimës. Duke parë ngjarjen, ky i fundit ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dale pasagjeri dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga një automjet në lëvizje duke mbetur i plagosur.

Një tjetër person ndërkohë ka dale nga automjeti tip “Mercedes-Benz” dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rruge duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku burimet flasin se ka tentuar të grabisë një karburant dhe një market. Me pas ka dalë në rruge dhe ka ndaluat një patrulle policie duke e menduar për taksi. Sapo ka pare policet ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur ndërkohë që edhe policet janë kundërpergjigjur duke e vrare shqiptarin.

Mësohet se dy shqiptaret e vrare, të cilet rezultojnë shoke me njeri tjetrin pasi te dy ndodheshin ne automjetin “Mercedes-Benz”, rezultojnë në arrestuar për çështje droge në maj të vitit të kaluar në Athinë.

Të shtëna e britma, momenti i përplasjes së shqiptarit me armë në Athinë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...