30.8 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

“Kopil shkjau”, Jozi përjashtohet nga Big Brother Vip Albania pas komentit ndaj Gjestit

Jozefin Marku është përjashtuar sot nga “Big Brother” me zarf të zi, pas debatit të ashpër me banorin tjetër, Gjesti, të cilit iu drejtua me shprehjen “kopil shkjau”.

Pas largimit, Marku u shfaq në një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku pranoi se kishte përdorur një krahasim të tepruar, por theksoi se nuk e kishte drejtuar drejtpërdrejt ndaj Gjestit. Ai shtoi se banori tjetër po viktimizohej, duke pretenduar se ai vetë përfaqësonte më mirë Kosovën sesa Gjesti.

Deklaratat e Markut pas Përjashtimit

“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Më erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.
Është një krahasim i tepërt, e pranoj, por nuk ishte i drejtuar direkt ndaj Gjestit. Vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe të mos kërkojë falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.

Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregoj shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë kosovarët jam unë.”

Përjashtimi i Markut ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku opinioni publik është i ndarë mes atyre që e mbështesin vendimin dhe të tjerëve që e konsiderojnë një masë të ashpër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...