26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Korçë – Arrestohet zjarrfikësi 54-vjeçar për trafik droge në Pogradec

Policia e Korçës njofton se, në kuadër të operacionit të koduar “Aktiviteti”, është arrestuar shtetasi Luan Sulstarova, 54 vjeç, banues në Pogradec dhe zjarrfikës në këtë qytet, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas hetimeve me metoda proaktive dhe kontrolleve intensive, evidentuan se Sulstarova përdorte lokalin e tij për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm. Gjatë kontrollit në ambientin e administruar nga ai, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash që dyshohet të jetë e fituar nga aktiviteti kriminal, si dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Operacioni synoi goditjen dhe parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe është pjesë e kontrolleve të vazhdueshme që Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës zhvillon për të mbajtur nën kontroll trafikun e drogës në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...