32.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara

Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Kjo është konfirmuar nga ministri Liburn Aliu, i cili ka njoftuar se ftesa është bërë nga qeveria gjermane.

“Për herë të parë do të jemi pjesëmarrës në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara. Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Anna Baerbock, do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Qëllimi i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë konferencë është anëtarësimi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

“Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 Nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin”.

“Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike”, shkroi mes tjerash ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...