32.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, shumë të plagosur dhe të vdekur policia mbyll rrugët e këmbësorve

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara të Taksimit, për një arsye të panjohur. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur shumë të plagosur dhe humbje jete. Ndërkohë që në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ekipeve mjekësore. Ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie në vendngjarje. Ndërkohë që rruga Istiklal është e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve.

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 janë plagosur në një shpërthim në rrugën historike Istiklal të Stambollit. Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya tha në Twitter se ka pasur viktima nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën.

“Sipas raporteve fillestare, nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, katër persona humbën jetën dhe 38 persona u plagosën. Të plagosurit tanë po trajtohen. I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai në Twitter.

Shkaku i shpërthimit nuk ishte menjëherë i qartë.

Pamjet treguan ambulanca, zjarrfikëse dhe polici në vendngjarje në rrethin Beyoglu. Ekipet e policisë morën masa sigurie në zonën ku ndodhi shpërthimi.

Përdoruesit e mediave sociale thanë se dyqanet ishin mbyllur dhe rruga u mbyll.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...