25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Kosova feston 18 vjetorin e Pavarësisë: 18 vite liri dhe sfida për shtetndërtim

Sot, më 17 shkurt 2026, Kosova shënon 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të dhimbshëm, vendi u bë zyrtarisht shtet i pavarur dhe sovran.

Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 dhe largimit të forcave serbe nga territori, Kosova u vendos nën administrim ndërkombëtar të UNMIK-ut, ndërsa institucione demokratike si Kuvendi, Presidenti dhe qeveria filluan të funksionojnë gradualisht. Në këtë periudhë, Serbia nuk kishte kontroll mbi vendin, por në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova konsiderohej ende juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Procesi për statusin përfundimtar nisi në nëntor 2005, dhe më 2 shkurt 2007, i dërguari special i OKB-së, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin për pavarësi të kushtëzuar, i cili shërbeu si bazë për krijimin e shtetit të pavarur. Pas disa raundeve të bisedimeve, Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Deklarata e shpalljes së pavarësisë theksonte:

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në përputhje të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe me Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.”

Ky përvjetor vjen si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e popullit kosovar dhe sfidat e vazhdueshme për forcimin e shtetit dhe njohjen ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...