27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kosova heq regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës: Hyrjet e para pa viza hyn në fuqi

 

Nga sot, 1 Janar 2025, ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje të lirë pa viza për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës në territorin e Kosovës.

Në minutat e para pas mesnate, një grup qytetarësh nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë në Kosovë pa pasur nevojën për viza, duke shënuar një moment historik për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy vendeve.

Grupi i parë i vizitorëve u prit në pikëkalimin kufitar nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila i përshëndeti dhe vlerësoi këtë hap si një moment të rëndësishëm për afrimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Vendimi për heqjen e vizave u njoftua fillimisht nga kryeministri Albin Kurti gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në tetor të vitit të kaluar. Ky hap është konsideruar si një gjest i rëndësishëm politik dhe ekonomik, i cili pritet të forcojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Të gjithë qytetarët nga Bosnjë-Hercegovina që mbajnë karta identiteti tashmë mund të udhëtojnë lirshëm në Kosovë, duke lehtësuar komunikimin, tregtinë dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...