31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Kosovë/ Miratohet propozimi për zgjatjen e masave emergjente në furnizim me energji

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për Zgjatjen e Masave Emergjente në Furnizimin me Energji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizim me energji për shkak se çështja e energjisë mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të rriten gjatë muajve në vijim.

“Duke marr parasysh se gjendja aktuale në çështjen e energjisë mund të përkeqësohet si dhe çmimet e importit të energjisë mund të shënojnë ngritje gjatë këtij muajit dhe muajve në vijim ministria e Ekonomisë ka propozuar masat emergjente në furnizimin me energji”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se çmimet e energjisë elektrike pritet të rriten në fund të shkurtit dhe në mars.

Ajo theksoi se ndalohet edhe përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave.

“Duke qenë se furnizimi me energji elektrike vazhdon të ketë risqe të lidhura me rritjen eventuale të çmimeve që pritet gjatë fundit të muajit shkurt dhe muajit mars veçanërisht me ftohjen e motit në gjithë Evropën, sipas ligjit për energji propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji ku ndër të tjera parandalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave, obligohen institucionet si KEK, KOSTT, Ministria e Ekonomisë që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masat shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe sipas rekomandimeve të komunitetit teknik emergjent siç parashihet me ligj dhe udhëzimin administrativ”, ka thënë Rizvanolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...