28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kremi mbrojtës nga dielli, çfarë duhet të dini: Mitet, faktet dhe këshillat e ekspertëve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, por edhe në stinat e tjera, kremi mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB është i domosdoshëm për mbrojtjen e lëkurës. Por përkundër përdorimit të tij, rreth tij qarkullojnë shumë mite që shpesh i çojnë përdoruesit në konfuzion.

Ekspertët theksojnë se SPF 50 nuk nënkupton mbrojtje totale dhe as që mund të qëndroni për orë të tëra nën diell. Dermatologët rekomandojnë aplikimin e kremit disa herë gjatë ditës, veçanërisht kur jeni të ekspozuar në ambiente të hapura.

Sipas Organizatave të Shëndetit Publik, kur indeksi i rrezatimit UV është i lartë, kremi duhet të kombinohet me masa shtesë mbrojtëse si kapelet, syzet e diellit dhe qëndrimi në hije.

Një studim i kryer nga profesori Brian Diffey, ekspert i shkencave dermatologjike në Universitetin e Newcastle, zbuloi se:
• 25% e personave që përdorën krem mbrojtës përsëri u dogjën,
• ndërsa 78% e atyre që qëndruan vetëm nën çadër, pa krem, pësuan djegie nga dielli.

Ekspertët shtojnë se hija e pemëve mund të ulë ekspozimin deri në 20%, ndërsa sipërfaqe si betoni, rëra, qelqi dhe uji reflektojnë rrezet dhe rrisin rrezikun e djegies.

Por a duhet përdorur kremi mbrojtës edhe gjatë dimrit? Sipas studimeve, po. Rrezet UV veprojnë gjatë gjithë vitit, madje në dimër reflektohen edhe më shumë nga bora, duke shkaktuar plakje të parakohshme dhe rritur rrezikun për kancer të lëkurës.

Këshillat e ekspertëve:
• Zgjidhni SPF minimalisht 30
• Aplikoni krem çdo 2 orë kur qëndroni jashtë
• Përdorni gjithashtu kapele, syze dhe hije
• Shmangni ekspozimin direkt në orët e pikut (11:00 – 16:00)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...