30 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Ylber Ramadani mungon në Kombëtare, FSHF konfirmon pas problemeve shëndetësore

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e muajit shtator, për shkak të një problemi shëndetësor.

Fillimisht ishte klubi italian Lecce që dha sinjalet për mungesën e tij, ndërsa së fundmi lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga FSHF. Sipas njoftimit, Ramadani vuan nga një infeksion i përsëritur në laring, i cili kërkon trajtim me terapi antibiotike dhe pushim absolut.

Kjo gjendje nuk i lejon mesfushorit kuqezi të jetë në fushë për miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator dhe përballjen vendimtare me Letoninë më 9 shtator, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2026.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje për mesfushën e Kombëtares, ndërsa stafi teknik pritet të vendosë së shpejti për zëvendësuesin e tij në listën kuqezi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

111 kilogramë kokainë drejt tregut italian, arrestohen tre persona mes tyre një shqiptar: Droga...

0
Një operacion i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash...

“Opozita feston sikur fitoi Kupën e Botës”, Meloni pëson humbje të papritur në Parlament:...

0
Qeveria italiane e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni ka pësuar një humbje të papritur në Dhomën e Deputetëve, pasi një amendament kyç i reformës...

“Ju jeni arsyeja pse hyra në politikë”, lot, duartrokitje dhe lamtumira për Kier Starmer...

0
Kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, Kier Starmer, mbajti këtë të mërkurë paraqitjen e tij të fundit në seancën tradicionale “Pyetje drejtuar Kryeministrit”...

“SPAK të hetojë 1.2 milionë eurot e para”, PD ngre alarmin për Unazën e...

0
Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për investimin në Unazën e Burrelit, pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender...

“Është detyrë e çdo demokrati ta mbështesë protestën”, Berisha: Edhe kur ka slogane kundër...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve që të mbështesin protestën qytetare kundër qeverisë Rama, duke e cilësuar atë si një...