18.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Krim i rëndë në Prishtinë: Vëllai vret vëllain pas një konflikti familjar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku pas një konflikti në familje, një vëlla ka vrarë me thikë vëllanë e tij. Viktima është identifikuar si Auron Miftari, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Kompleksin “Ramiz Sadiku”.

Sipas raportimeve nga mediat fqinje, autori i krimit është arrestuar nga policia e Kosovës, e cila ende nuk ka dhënë një version zyrtar të ngjarjes. Gazetari Venar Isufi, duke folur për ngjarjen, ka theksuar se konflikti mes dy vëllezërve filloi si një grindje brenda banesës ku ata ndodheshin. Pas përleshjes, njëri prej vëllezërve goditi me thikë tjetrin, duke i shkaktuar atij vdekjen.

“Dje në orët e pasdites, pas një mosmarrëveshje mes dy vëllëzërve, ka ndodhur ngjarja e rëndë në Prishtinë. Ka nisur një grindje dhe si pasojë e goditjes me thikë, vëllai ka ndërruar jetë. Autori i konfliktit dyshohet se ka probleme mendore. Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe mjeku ligjor që ka qenë në vendngjarje,” tha gazetari.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar autorin e ngjarjes. Vdekja e Auron Miftarit do të përkujtohet, ndërsa ai do të varroset nesër në varrezat e kryeqytetit. Kjo ngjarje tronditëse ka sjellë shqetësim në shoqërinë kosovare, duke hapur diskutime mbi dhunën në familje dhe nevojën për ndërhyrje më të hershme në raste të tillë.

Për motive akoma të panjohura, Gent Myftari theri për vdekje me thikë vëllain e tij, Auron Myftarin, te banesa e tyre në rrugën “Tirana”. Viktima dhe dorasi janë vëllezër të regjisorit kosovar, Agron Myftarit.

Përmes një postimi në Facebook, Agroni njoftoi se nesër i jepet lamtumira e fundit Auronit, në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet nesër (29 tetor 2024) me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri. Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza.” – shkroi Myftari.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...