25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Seanca Plenare e Kuvendit përfundon pas 20 minutash për shkak të protestave opozitare

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi, njoftoi mbylljen e seancës pas përfundimit të raportimeve të deputetëve të mazhorancës, të cilat ishin në kuadër të javës së gjelbërt.

Ndërkohë, deputetët e opozitës që ishin regjistruar si diskutantë nuk ishin të pranishëm në sallë dhe nuk paraqitën raportime.

Pjesa e papërjashtuar e deputetëve të opozitës, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka vijuar me aksionin e tyre opozitar që në fillim të seancës. Me pankarta në duar, ata bllokuan foltoren dhe kishin të ndezur edhe zhurmues në sallë, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të diskutimeve. Kjo situatë ka tensionuar më tej klimën politike dhe ka nxjerrë në pah dallimet e thella mes mazhorancës dhe opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...