25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Makina 13 milionëshe e baronit të kokainës: FBI sekuestron roadster-in ultra të rrallë Mercedes-Benz CLK GTR

Vetëm gjashtë ekzemplarë të roadster-it legjendar Mercedes-Benz CLK GTR ekzistojnë në planet, dhe një prej tyre ka përfunduar në një vend të pazakontë: në duart e FBI-së. Agjentët federalë sekuestruan supermakinën 13 milionë dollarëshe gjatë operacionit ndërkombëtar “Giant Slalom”, që ka në shënjestër ish-kampionin olimpik dhe të arratisurin famëkeq Ryan Wedding.

Wedding, dikur një yll i sportit të snowboard-it, sot është i akuzuar si drejtues i një karteli shumëkombësh kokaine, me të ardhura të paligjshme që, sipas autoriteteve amerikane, kapin shifrën marramendëse 1 miliard dollarë në vit. Hetuesit e krahasojnë atë me emra të errët si Escobar dhe El Chapo, ndërsa besohet se fshihet në Meksikë. Për kapjen e tij, FBI ka vënë në dispozicion një shpërblim rekord prej 15 milionë dollarësh.

Në mesin e pasurisë së sekuestruar spikat pikërisht CLK GTR Roadster 2002, një ikonë absolute e automobilizmit. I ndërtuar nga AMG në fund të viteve ’90 për homologimin e garave të Le Mans, modeli është fryt i një epoke kur prodhuesit ishin të detyruar të krijonin edhe versione rrugore të “përbindëshave” të pistës. Kështu lindën makinat legjendare si Porsche 911 GT1, Nissan R390 dhe sigurisht, Mercedes-Benz CLK GTR.

Nga 28 njësi të prodhuara, vetëm 6 janë roadster – duke e bërë këtë variant pa tavan një thesare të vërtetë për koleksionistët. Pas karrocerisë prej fibrash karboni fshihet një V12 6.0 litra që gjeneron rreth 600 kuaj fuqi, një motor i aftë të ngjitet deri në 7,000 rpm, duke e renditur këtë model mes ikonave më të egra të historisë së automobilizmit.

FBI njofton se makina – një nga më të rrallat në botë – mund të dalë në ankand pas përfundimit të procesit ligjor. Ironikisht, çmimi i saj i mundshëm i shitjes do të ishte pothuajse i barabartë me shpërblimin që ofrohet për kapjen e njeriut që dikur e zotëronte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...