21.1 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Kriza energjitike, u kërkohet bizneseve në treg të lirë t’iu rritet sërish energjia

Bizneset në treg të lirë, që po përballen me çmime të larta të energjisë, për shkak të krizës, mund të kalojnë në një situatë më të vështirë.

Tarifat e shpërndarjes që aplikohen nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (pjesë e OSHEE Group) mund të pësojnë rritje më të madhe sesa pritej në skenarin e parë. Kompania publike ka argumentuar pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE) se po përballet me kosto të shumta për shkak të situatës dhe se aplikimi i saj i parë ka nevojë për rishikim duke rritur më tej tarifat sipas tensionit ku janë të lidhur subjektet.

Kështu tarifa e shpërndarjes për bizneset e lidhur në tension 35 kilovolt që aktualisht është 1.5 lekë është kërkuar të rritet me rreth 75 për qind duke e çuar atë në 2.62 lekë për çdo kilovat/orë energji të shpërndarë. Më herët aplikimi i parë parashikonte një tarifë 2.61 lekë/kWh.

Sa i takon biznesit të lidhur në 20,10,6 kilovolt tarifa aktuale e shpërndarjes e aplikuar nga OSSH është 3.9 lekë për KWh ndërkohë që në aplikimin e përsëritur të dorëzuar në 4 shkurt 2022 kërkohet një rritje me 6 për qind në raport me tarifën në fuqi. Tarifa e re e shpërndarjes për këtë nivel tensioni kërkohet 4.14 lekë/kWh ndërkohë që më herët në aplikimin e parë ishte kërkuar një rritje me 0.09 lekë nga ajo në fuqi. Ky nivel tensioni i përket 7440 bizneseve që janë të lidhur në rrjetin e OSHEE dhe që kanë detyrimin e daljes në treg të lirë.

Aktualisht këto biznese janë pjesërisht të liberalizuar dhe po furnizohen nga kompania publike me çmim preferiencial dukshëm më i ulët se çmimi i tregut por gati dyfish në raport me atë që kishin më herët. Për janarin ky biznes kishte një tarifë 18.8 lekë/kWh.

Po kështu tarifa e shpërndarjes për ata që janë të lidhur në tension 0.4 është kërkuar që të shkojë në 7.37 lekë nga 6.42 që ishte kërkuar më herët.

Tarifa mesatare e shpërndarjes që aktualisht është 4.79 lekë për çdo kilovat të transmetuar është kërkuar që të shkojë në 6.69 lekë/kWh gati 40 për qind më shumë sesa tarifa aktuale ndërkohë që më herët në aplikimin e parë u kërkua një rritje me 34 për qind.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka argumentuar në shkresën drejtuar Entit Rregullator të Energjisë se janë kushtet në tregje ato që po diktojnë ndryshim të kërkesave në aplikime.

“Si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë në tregun e lirë llogaritjet në dokumentin “Aplikimi për tarifa të shpërndarjes së energjisë elektrike 2022” sipas shkresës sonë nr.8016/3 prot. 18.10.2021 do të duhet sërish të ndryshojë” thuhet në shkresën e OSHEE e cila më poshtë paraqet edhe propozimet për tarifat e reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...