18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Kriza Politike në Francë: Mocionet e mosbesimit ndaj qeverisë Barnier në qendër të debatit

Asambleja Kombëtare e Francës ka nisur sot debatin për mocionet e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Michel Barnier. Seanca, e cila po zhvillohet në klimë tensioni politik, pritet të jetë vendimtare për fatin e qeverisë.

Dy mocione mosbesimi janë paraqitur të hënën, një nga grupimet e majta dhe tjetri nga partia Rassemblement National (RN), duke reaguar ndaj vendimit të qeverisë për të miratuar buxhetin e Sigurimeve Shoqërore pa një votim në parlament. Sipas burimeve, mocioni i majtë ka të gjitha gjasat të miratohet, pasi pritet të marrë mbështetjen e deputetëve të RN.

Në rast se qeveria bie, presidenti Emmanuel Macron ka bërë të qartë përmes burimeve pranë tij se do të emërojë një kryeministër të ri brenda 24 orësh. “Kreu i shtetit nuk do të lejojë që Franca të jetë pa qeveri përpara takimit me Donald Trump këtë fundjavë,” deklaroi një ish-ministër për BFM TV.

Donald Trump, i saporizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të mbërrijë në Paris të shtunën për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre-Dame, e cila rikthehet në funksion pas viteve të rikonstruksionit.

Ndërkohë, kriza aktuale ka thelluar ndasitë politike në Francë, ndërsa populli dhe institucionet presin të shohin drejtimin e ri që do të marrë qeverisja në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...