13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Kryeministri Edi Rama në “GLOBSEC 2024”: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e integrimit në BE

Kryeministri Edi Rama foli sot në Pragë në konferencën “GLOBSEC 2024,” ku trajtoi temën “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor.” Intervista u hap me një batutë nga moderatori Steve Clemons, i cili shprehu xhelozi për atletet e Kryeministrit. “I thashë jam shumë xheloz për këpucët se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme,” tha Clemons, ndërsa Rama, me humor, u përgjigj: “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti.”

Në vijim, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë strategjike të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke shprehur mirënjohje ironike për Vladimir Putinin, pasi, sipas tij, pushtimi i Ukrainës nga Rusia e bëri BE-në të ndërgjegjësohej për nevojën e përfshirjes së rajonit në union.

“Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vlaimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NATO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njeherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërëisht status kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”– tha Rama. u shpreh Rama. Ai vuri në dukje se përpara pushtimit në Ukrainë, ekzistonin mendime skeptike brenda BE-së për rëndësinë e NATO-s dhe për nevojën e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Sipas Ramës, lufta në Ukrainë ndryshoi rrënjësisht këtë perceptim dhe bëri që BE të ndërgjegjësohej për rëndësinë strategjike të rajonit.

Kryeministri gjithashtu vlerësoi rolin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se ajo ka luajtur një rol thelbësor në përcjelljen e këtij mesazhi që prej ditës së parë të mandatit të saj, por shtoi se ndihma e Putinit ishte vendimtare për ta bërë këtë të qartë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...