32 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Kryeministri Edi Rama pret në Rinas komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Rinas Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ku pas takimit kanë mbajtur dhe një konferencë për media.

Në fjalën e tij nga Rinasi, Rama e falënderoi komisionerin Varhelyi, teksa e cilëoi atë si zërin e arsyes në Komisionin Evropian për të mos lënë jashtë Ballkanin Perëndimor në skemën e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid.

Më tej, kryeministri shqiptar zbuloi edhe disa nga temat e diskutuara me komisionerin Varheyli,përveç vaksinave, ku tha se “kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi, i cili edhe njëherë tjetër ka provuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit, duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave dhe ka arritur ta materializojë një punë të tij disa mujore, duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Prandaj, unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falënderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë absolutisht të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër, dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit, në radhë të parë, Komision i Evropian u rikthye si motor i solidaritetit, jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve evropiane, përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë.

Nga ana tjetër, më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se Komisioni ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, ku në këtë rast flas për Shqipërinë, për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë, përmes fondit të solidaritetit të BE. Janë afro 1 milion euro që i takojnë Shqipërisë. PO ashtu, Komisioni ka miratuar edhe propozimin e paketës së asistencës makro-financiare në mbështetje të Ballkanit Perëndimore, duke dislokuar një shumë të parë prej 90 milionë eurosh. Shuma totale prej 2.2 miliardë euro e BE do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që tanimë kanë mbërritur në Shqipëri dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me komisionerin kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimistë që tanimë shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...