21.3 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Kryeministri i Spanjës sot në Shqipëri, në fjalimin e tij përgëzoi kryeministrin tonë’ Shqiptarët janë me fat që e kanë zotin Rama’

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se shqiptarët janë shumë me fat që kanë një kryetar të tillë qeverie.

Sánchez u shpreh se BE nuk mund të mendohet më si e plotë pa Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se shtetet duhet të ndajnë të njëjtat vlera dhe parime për të qenë pjesë e unionit.

Kryeministri spanjoll: Në radhë të parë doja që të falenderoja qeverinë shqiptare për mikëpritjen qëna rezervuan përgjatë kësaj vizite. Me zotin Rama, që është një nga politikanët më të shkëlqyer, për të gjitha angazhimet e tij europiane, dhe platformën me të cilën ai vepron dhe bën politikë. Shqiptarët janë me fat që e kanë zotin Rama.

Lufta në Ukrainë na ka dhënë shumë probleme dhe shqetësime, po bashkimi Europian do të qëndrojë në të njëjta vlera. Duhet të japim një mesazh të qartë për rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit Perëndimor.

Nuk mund të konceptohej Europa pa Portugalinë dhe Spanjës, ashtu si nuk mund të kuptohet BE pa Ballkanin.

Ndërkohë në fjalën e tij kryeministri Rama, tha se me homologun e tij spanjoll folën për një sërë çështjesh, duke nisur nga negociatat, te marrëveshjet e përbashkëta për të luftuar krimin, por edhe qendrimi i Spanjës për Kosovën.

Rama foli për herë të parë dhe për tensionet në Veri të Kosovës, ku i bëri thirrje presidentit serb Vuçiç, që të mos nxisë konflikte të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Inteligjenca artificiale në ndihmë të shpëtimit pas tërmeteve në Venezuelë, NASA dhe BE hartojnë...

0
Teksa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, teknologjia po luan një rol kyç në koordinimin...

“Mjekët vijnë me vonesë dhe ikin pasi vizitojnë 3-4 pacientë”/ Rama: Kjo është arsyeja...

0
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se administrata shtetërore vijon të përballet me probleme serioze në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke e lidhur pakënaqësinë...

“Si ai i Shqipërisë”/ Italia bllokon resortin luksoz në Sardenjë, anulon autorizimin pas protestave...

0
Qeveria italiane ka anuluar autorizimin për projektin e resortit luksoz Tavolara Bay në Cala Finanza, në verilindje të Sardenjës, pasi investimi rrezikonte të shndërrohej...

“Goditën policët, sulmuan deputetët dhe një gazetar”/ Policia arreston 19 protestues pas tensioneve te...

0
Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 19 personave pas protestës së dhunshme të zhvilluar paraditen e djeshme pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku pati...

“Shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”/ Bedri Hamza zbulon mesazhin që i përcolli...

0
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë,...