27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Kryeministri Rama u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve/ “Çmimet e bursës së energjisë, nuk bëjnë dallime për rrogat e Spanjës apo Gjermanisë”

Paralajmërimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike ka qenë në qendër të debateve politike gjatë ditëve të fundit. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot që të përgjigjet disa prej pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale mbi këtë çështje.

Në videon e publikuar nga vetë Rama në “Facebook”, Rama u bdal te energjia, ku tha se energjia është e njëjtë për të gjithë dhe nuk bën dallime për pagat.

Pyetje: Pse e krahasoni koston me Spanjën apo Gjermaninë ndërkohë që rrogat apo të ardhurat për frymë në vendin tonë janë të pakrahasueshme me ato vende?

Rama: Çmimet e bursës së energjisë në tregun ndërkombëtar ku Shqipëria blen energji, nuk ka të bëjë me dallimet në rroga me Spanjën dhe Gjermaninë. Ne nuk kemi bërë ndonjë krahasim të fuqisë blerëse por kemi informuar mbi influencën e çmimeve të energjisë në bursa ndërkombëtare që ka prekur fuqishëm të gjitha vendet.

PyetjeNe e prodhojmë në vend energjinë elektrike dhe nuk e blejmë në bursë, kështu që edhe çmimin mund ta vendosni vetë?!

Edi Rama: Jo i dashur Petrit, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë kur kemi thatësirë. Shqipëria është e varur nga tregu ndërkombëtar njësoj si vendet e tjera.

Komentuesi: Ju e keni rritur ekonominë, kështu thatë përpara 3 ditësh.

Rama: Po është e vërtetë. Rritje me 18% në tremujorin e dytë me e larta në rajon. Nëse një koment supozon ironikisht se meqë u rrit ekonomia atëherë duhet të rriteshin pensionet, jo, kjo nuk funksionon kështu. Sepse kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit, dhe jo po ngjitet 18% më lartë përpara se të rrëzoheshim.

Komentuesi: Enveri në 40 vite bëri ato centrale që janë dhe sot. Në demokraci 30 vjet nuk keni bërë asnjë. Si nuk ju vjen turp kur dilni para popullit.

Rama: Unë dal përpara popullit dhe ju shoh të gjithëve drejt në sy. Sepse kemi bërë në këto vite, atë që po të ishte bërë me kohë e me vakt, sot do na kishte dhënë mundësi që të kishim halle të tjera, por jo këto halle. Ne e morëm sektorin e energjisë në humnerë dhe sot po e ngjisim atë në nivele më të larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...