21.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Kryeministri Rama ultimatum deputetëve, nuk do të kenë asnjë ndikim në emërimet e reja të drejtuesve të administratës

Kryeministri Rama u ka dhënë një ultimatum deputetëve se nuk do të kenë asnjë ndikim në emërimet e reja të drejtuesve të administratës gjatë mandatit të tretë.

Duke shfrytëzuar mbledhjen e asamblesë së PS-së së Bashkisë Vlorë, Rama ka dhënë një mesazh për të gjithë grupin e tij parlamentar kur ka folur për drejtues rajonalë dhe lokalë, të cilët kanë qenë arrogantë gjatë punës së tyre të mbështetur dhe nga deputetë të caktuar.

Kreu i qeverisë ka qenë kritik ndaj deputetëve, por dhe strukturave të Partisë Socialiste që bëjnë vazhdimisht presione për emërimet në postet drejtuese të administratës publike.

Sipas tij, drejtues të administratës do të jenë edhe të rinj apo të reja, të spikatura në fushatë e tyre, brenda ose jashtë vendit por që nuk janë anëtarë të Partisë Socialiste, edhe për të sjellë një mentalitet të ri në funksionimin e administratës publike.

Kësaj filozofie i kanë shërbyer edhe disa dëgjesa që Kryeministri Rama ka zhvilluar me të rinjtë e nismës “Gati për Shqipërinë”, të cilët kanë dhënë propozimet e tyre për të punuar me projekte në mandatin e tretë të qeverisë Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...