31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Kryeministri shprehet i vendosur për vaksinimin me detyrim/ “Në auditore do të hyjnë vetëm ata që vaksinohen”

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, apeluan për vaksinimin masiv, duke theksuar edhe detyrimin për vaksinimin ndaj COVID19 për studentët, mësuesit, pedagogët, si kusht për të qenë në auditore.

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për vaksinimin me detyrim të studentëve dhe pedagogëve, duke paralajmëruar se në të kundër nuk do të hyjnë në auditorë.

Rama theksoi se nuk mund te futemi ne situata te rrezikshme per shkak te atyre qe besojne te teorite konspirative.

“Nëse Shqipëria sot ka stabilitet dhe është shumë më mirë se sa shumëkush tjetër rreth e rrotull, kjo vjen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi bërë shumë shpejt procesin e vaksinimit. Kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe prandaj jemi shumë më të mbrojtur sot. Se nëse ne nuk do të kishim pasur këtë sukses në këtë proces. Nëse nuk do të kishim siguruar sasitë për vaksinimin masiv qysh në krye të herës, sot ne do të ishim duke numëruar larg qoftë dhjetëra të tjerë të vdekur në ditë. Ky është fakt.

Tani ne nuk mund dot të hyjmë në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë: jo po Bill Gates, jo po George Soros. Këtu tani ndahen gjërat. Dhe në auditore do të hyjnë ata që vaksinohen. Sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet, të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit, apo që jetojnë me frikëra që janë komplet antishkencore, të pabazuara, të pajustifikueshme.

Natyrisht që askush nuk i merr dot me forcë dhe ska ndërmend t’i marrë me forcë askund, por në mjedise ku janë të tjerët je i detyruar të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen për mësuesit, e njëjta gjë vlen për administratën. Aty ku janë mjedise publike që mblidhen shumë njerëz, ke detyrimin të vaksinohesh për të tjerët”, apeloi kryeministri Edi Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se deri në fund të dhjetorit synohet të mbërrijnë mbi 3 milionë vaksina.

“Aktualisht më shumë se 2 mln janë vaksina të mbërritura, ndërkohë që deri në fund të dhjetorit presim të arrijmë deri në 3 mln vaksina. Me pedagogët dhe mësuesit jemi duke ecur mirë. Kemi arritur një mbulesë vaksinale deri në 60%”, tha Manastirliu.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...