26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryenegociatori Zef Mazi: “Drejtësi ndaj premtimeve që BE ka bërë, duke punuar bashkë me ne brenda unionit Evropa do bëhet me e fortë”

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE Zef Mazi thotë se BE duhet të mbajë premtimin e saj për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në familjen evropiane dhe se për këtë nuk ka më kohë për të humbur, sidomos pas zhvillimeve të fundit që kërcënojnë sigurinë botërore.

Çështja e madhe e këtij shekulli ku kemi hyrë është nëse populli i dedikuar i Shqipërisë do anëtarësohet duke ndjekur korsinë e shpejtësisë apo do lihet ku është te dera duke pritur Godonë.

Dëshiroj të besoj se në këto kohë të vështira që po kalojmë, është imperative të përthithemi në kampin e BE vërtet shpejt, pavarësisht përcaktimit të fjalës shpejt.

Dua të shpresoj që peshorja do anojë nga ana e asaj që është për t’u bërë.

Drejtësi ndaj nesh e drejtësi ndaj premtimeve që BE ka bërë.

Unioni duhet të ishte i qartë, BE është shoqëri që merita individuale është kriter për avancim për anëtarësim.

Edhe mund të ndodhë që në përpjeke për të bërë punën tonë, si e shohim ne këtë punë, herë herë mund t’u krijojmë ndonjë vështirësi. Nëse del se është kështu, do na vijë shumë keq.

Por edhe sikur të ndodhë kështu e di që ju s’do na kërkoni të lëvizim asnjë centimeter nga bërja e punëve tona, të punuarit me forcë e përparimi në rrugën tonë drejt BE.  Duke punuar bashkë me ne brenda unionit Evropa do bëhet me e fortë, më demokratike, më stabël, e plotë, më e fortë e më e sigurt. Nuk ka kohë për të humbur”, tha Mazi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...