24.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Kryepeshkopi Anastas Janullatos transportohet me urgjencë në Athinë për trajtim mjekësor

Athinë – Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është transportuar me avion të Forcave Ajrore Greke në spitalin “Evangelismos” në Athinë, pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore.

95-vjeçari ka pësuar një hemorragji gastrike, ndërsa gjendja e tij thuhet se është nën kontroll. Kryepeshkopi u shtrua fillimisht në një spital në Tiranë, pas disa komplikacioneve të shkaktuara nga një virozë sezonale, por përkeqësimi i situatës kërkoi ndërhyrje të specializuar.

Transporti i tij u realizua nga një ekip i specializuar mjekësor i EKAV-it, me masa të larta sigurie dhe kujdesi shëndetësor. Aktualisht, Kryepeshkopi po merr trajtimin e nevojshëm në një nga spitalet më prestigjioze të Athinës.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është një figurë e shquar për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas rrëzimit të regjimit komunist. Gjendja e tij po monitorohet nga afër nga mjekët, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme mbi përmirësimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...