26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Kryetari i PD, Lulzim Basha përkujton kryengritjen antikomuniste të Postribës/ “Me nderim dhe mirënjohje përkulemi sot para kryengritësve të Postribës”

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar në 75-vjetorin e saj kryengritjen e parë antikomuniste në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha thotë se sot, “një perde e re e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perëndimore”.

Basha thotë se Postribura hyri kryelartë në histori si lëvizja e parë antikomuniste në Europë.

Ai thotë se tashmë një hije tjetër po vjen në Shqipëri në formën e një regjimi që ka qëllim të njëjtë me atë të së shkuarës, po pengon integrimin europian të vendit.

Statusi nga Lulzim Basha

75 vite më parë, Postriba hyri kryelartë në histori përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualëve, klerikëve të të gjithë besimeve, të cilët i dhanë jetë kryengritjes së parë antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt.
Kjo shkëndijë e parë e rezistencës kundër regjimit gjakatar që u instalua dhunshëm në vend, shkërmoqi sigurinë e pushtetit antishqiptar duke sfiduar frikën dhe propagandën mashtruese që fliste në emër të një populli që në fakt po rebelohej, e që ndezi shpresën e një fundi të shpejtë të klikës uzurpuese.
Heronjtë e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet e shenjtë për çdo shqiptar: liria dhe orientimi drejt vlerave perëndimore.

Malësorëve martirë nuk u duhej të prisnin gjatë për të kuptuar se regjimi që sapo kishte hedhur kthetrat mbi Shqipërinë, po hapte kapitullin më të errët të historisë tonë. Ata njerëz fisnikë e dinin dhe e ndjenin në çdo ind të tyre, se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin nga mohimi i vlerave themelore që, edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.
Ky manifestim i lartë guximi, kjo kryengritje për lirinë e atdheut që tundi themelet e regjimit komunist, u shtyp me dhunën më brutale nga frika e gjakatarëve se liria që frymonte bashkë me luftëtarët e saj, nuk do të zhdukej nga ky vend.
Dhuna shtazarake që ra me vërtik për të shuar çdo përpjekje për demokraci, shënoi fillimin e një kalvari të gjatë vrasjesh dhe vuajtjesh, që nuk kursyen as gra e fëmijë. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit, patriotët që i prinë asaj kryengritjeje heroike.
Vetëm në ditët e para togat e zeza komuniste pushkatuan pa gjyq 28 vetë. Masakra nuk u zhvillua vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, Pukë, Malësi të Madhe dhe në Mirditë.
Një tragjedi që jehon edhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës i atyre që dhanë jetën për lirinë. Sepse ajo që historia na mëson është se regjimet dhe falangat e tyre bien të damkosura, ndërsa ata që luftuan për liri, përjetësohen dhe lënë gjurmë mbi të cilat hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje përkujtojnë sakrificat e të parëve, duke ruajtur në thellësite e zemrave të tyre një vend të shenjtë për të gjithë ata që dhanë jetët e tyre të çmuara.
Ndaj, me nderim dhe mirënjohje përkulemi sot para kryengritësve të Postribës, të përkushtuar ndaj vlerave për të cilat ata sakrifikuan aq shumë, për më tepër kur 75 vite më vonë, një perde e re e hekurt e ka ndarë Shqipërinë nga kombet perëndimore.
Një hije, e cila vjen prej një regjimi që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëjta me atë të së shkuarës, po e pengon vendin tonë të jetë pjesë e familjes europiane. Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve, i cili është sa produkt i forcave të errëta të shoqërisë, aq edhe produkt i përballjes të pamjaftueshme me të kaluarën, që u lejoi pasardhësve të xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model që e kthen pas Shqipërinë.
Kjo përpjekje tinëzare, që shkon në kundërshtim me idealet e martirëve të Postribës dhe po ashtu me aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një Shqipëri europiane, është një thirrje patriotike për rezistencë, për t’u përballur, për të mos lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëjtën liri, të njëjtën demokraci, të njëjtën mirëqenie që gëzojnë popujt e Bashkimit Europian.
Lavdi përjetë heronjve të Postribës!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...