27.1 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

“Ne nuk ikim, ne qëndrojmë, ne fitojmë” – Ted Kopliku thekson misionin e Brain Gain në 35-vjetorin e PD

Në ceremoninë e 35-vjetorit të Partisë Demokratike, drejtuesi i Departamentit ‘Brain Gain’, Ted Kopliku, theksoi rëndësinë e strukturës që ka si synim kthimin dhe mbajtjen e kapaciteteve intelektuale në vend. Ai e paraqiti Brain Gain si një provë se PD vazhdon të frymëzojë brezin e parë të lindur dhe të rritur në demokraci.

“Si dje, sot Partia Demokratike ka misionin dhe detyren t’i kthejë lirinë shqiptarëve. Si dje, sot kjo parti ka përballë binjtë e atij barku që s’mbet kurr shterpë. Si dje, sot kjo parti politike ka rreth saj burra e gra, të rinj e të reja që janë gati të paguajnë çdo çmim. Çdo çmim me të cilin paguhet liria. Ne jena bijtë e asaj lirie që Partia Demokratike ka sjell dhe duan ta na rrëmbejnë po ata që na e kan mohu gjysëm shekulli dhe na kanë përballë. Ne jemi partia që është rrëzuar, por ka ditur të ngrihet gjithmonë. Ne nuk ikim, ne qëndrojmë, ne fitojmë,” deklaroi Kopliku gjatë fjalës së tij.

Ai shpjegoi se kthimi dhe mbajtja e trurit ka qenë dhe mbetet prioritet i PD-së, ndryshe nga qeveria aktuale që sipas tij largon kapacitetet intelektuale dhe potencialet ekonomike të vendit. Kopliku theksoi gjithashtu sukseset e Departamentit Brain Gain, përfshirë projektin e Librit të Punëve të Mira, i cili dokumenton arritjet më të mëdha të vendit me firmën e PD-së dhe përpiqet të informojë brezin e ri për të vërtetën që shpesh mbulohet nga propaganda e partisë-shtet.

Ai përfundoi fjalën duke lidhur rëndësinë e këtij departamenti me frymën e PD-së: rikthimin e krenarisë së militantit demokrat dhe mbështetjen e breznive të reja për të vazhduar misionin historik të partisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...