25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Kurbin – Arrestohet 42-vjeçari, i kapur me armë zjarri dhe kokainë në hotel

Një 42-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Kurbinit gjatë një operacioni të koduar “Alias”, pasi u kap me armë zjarri dhe lëndë narkotike në ambientet e një hoteli ku po qëndronte.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Andi Krasniqi, alias Andi Lleshi, 42 vjeç, banues në Mamurras. Ai është ndaluar në flagrancë gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, policia ka sekuestruar një pistoletë me krehër dhe municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit fizik ndaj tij është gjetur edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë.

Autoritetet bëjnë me dije se janë sekuestruar gjithashtu edhe dy celularë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...