17.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

Kurti pas takimit me Abdixhikun: “Nuk i kemi numrat për Presidentin, duhen dy të tretat”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave pas takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke theksuar nevojën për një marrëveshje më të gjerë politike për zgjedhjen e Presidentit.

Kurti konfirmoi se aktualisht Vetëvendosje me partnerët mund të sigurojë vetëm 66 vota, ndërsa për zgjedhjen e Presidentit në dy raundet e para nevojiten 80 vota. Ai shtoi se as partitë opozitare nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për të propozuar e votuar një kandidat të vetëm.

“U zotuam për komunikim dhe kontakte të drejtpërdrejta, që të hapim një kapitull të ri ndërmjet partive politike. Tash na duhen dy të tretat për zgjedhjen e Presidentit. Ne si Vetëvendosje nuk kemi garuar me një kandidat për President gjatë zgjedhjeve. Duhet ta gjejmë një zgjidhje, e cila është ndërmjet këto tri forcave politike”, tha Kurti.

Ai theksoi se nuk ka një favorizim ndaj asnjë force të caktuar, duke shtuar se i mungojnë të paktën 14 vota për të arritur shumicën e nevojshme. “Nëse ka marrëveshje me LDK-në, shkojmë te numri 81, ku nuk duhet të mungojë asnjë deputet në sallë”, u shpreh ai.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se një natë më parë kishte qëndruar në Prekaz, ku ishte takuar me familjen Jashari, por nënvizoi se për çështjen e Presidentit nevojitet konsensus i gjerë politik për të kaluar pragun kushtetues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...