10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Kush është ajo dhe pse e keni sjellë këtu?”/Militantët Talibanë po jua vështirsojnë dhe më shumë jetën Afganëve

Maryam Hotakut i pëlqen të hajë jashtë dhe kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, ku ajo jeton, ka një numër të madh restorantesh, që ofrojnë qebapë, pilaf me mish viçi dhe petë të shijshme “manto”. Restorantet e qytetit me pesë milionë banorë kanë kuzhinë të huaj dhe afgane. Për fat të keq, shumë prej tyre tani janë të shtrenjta për shumë afganë që luftojnë për të mbijetuar krizat humanitare dhe ekonomike – një vit pasi talibanët kanë marrë pushtetin.

Por, Hotak ka ndaluar së ngrëni jashtë me bashkëshortin e saj për një arsye tjetër. Ajo thotë se ngacmimet e pandërprera nga talibanët fanatikë i kanë bërë të mos dalin më në restorante. “Militantët talibanë ju marrin vazhdimisht në pyetje kur hani jashtë”, thotë ajo, duke kujtuar një incident të fundit. “Ata e pyetën burrin tim: Kush është ajo dhe pse e keni sjellë këtu? Kur u thamë se ishim të martuar, na kërkuan prova”. Hotak thotë se ngjarja e sikletshme i detyroi ata të mos hanë më jashtë. “Nuk jemi të vetmit”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo është arsyeja përse shumë klientë nuk shkojnë më në restorante – gjë që i bën ato të duken të shkreta”, thotë Hotak. Idreesi, menaxher i një restoranti të shtrenjtë në Kabul, thotë se biznesi i tij i ka humbur me shpejtësi klientët, për shkak të ngacmimeve nga talibanët. “Ne kemi qenë vazhdimisht dëshmitarë… kur shihnin një çift apo çifte të ulura së bashku, i pyesnin se çfarë lidhjesh kanë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Idreesi thotë se klientët e tij shmangin vizitat në restorant, për shkak të frikës nga talibanët.

“Njerëzit vinin me familjet e tyre dhe burrave u pëlqente t’i sillnin të fejuarat e tyre këtu. Por, tani, talibanët i marrin në pyetje kur janë të ulur bashkë. Kjo është arsyeja përse njerëzit po i shmangin restorantet – gjë që na e ka shkatërruar biznesin”, thotë ai. Prej se kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët e kanë bërë ndarjen gjinore hallkë të politikës së tyre.

Grupi islamik i linjës së ashpër i ka ndaluar vajzat të shkojnë në shkollë të mesme dhe i ka dekurajuar gratë që të punojnë dhe të luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në jetën publike. Autoritetet talibane kanë arrestuar dhe keqtrajtuar gra aktiviste dhe gazetare. Bizneset e udhëhequra nga gratë ose janë mbyllur, ose janë duke u përballur me vështirësi ekonomike. Në maj, talibanët i kanë ndaluar burrat dhe gratë të hanë së bashku në qytetin Herat.

Riazullah Seerat, zyrtar taliban në Ministrinë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit në Herat, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se restorantet janë paralajmëruar gojarisht se çiftet nuk lejohen të darkojnë “edhe nëse janë burrë e grua”. Në Kabul, Mohammad Sadiq Akif Mohajir, zëdhënës i kësaj ministrie, ka mohuar se talibanët i marrin në pyetje çiftet në restorante.

“Pretendimet e tilla nuk janë gjë tjetër veçse propagandë e thjeshtë”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë. Edhe pse shumica e afganëve preferojnë të hanë në shtëpi, biznesi i restoranteve është rritur shumë në dy dekadat e fundit, sidomos në Kabul dhe disa qytete të tjera. Mohammad Khan, pronar i një restoranti në kryeqytetin afgan, thotë se biznesi i tij është duke vdekur ngadalë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...