29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Kush është Florind Shabani që u ekstradua nga Gjermania sot, i dyshuar per vrasjen e ish-oficerit

Policia e Shtetit njoftoi sot ektradimin nga Gjermania të shtetasit Florind Shabani, i cili është shpallur në kërkim si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe në Elbasan me nofkën “Doda”.

Ngjarja e rëndë, për të cilën dyshohet Shabani, ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë.

Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung”, njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit, Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

Të dy këta persona konsideroheshin në 2009 si njerës të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit. Ndërkohë pas, 12 vite nga kjo ngjarje prokuroria ka mundur të identifikojë dhe arrestojë Florind Shabanin, njërin nga bashkëpuntorët në këtë vrasje.

Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani. Ky i fundit në momentin e zbulimit, ndodhej në një burg në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Kujtojmë që tre vite më pas në 30 dhjetor të 2011 në Elbasan është vrarë, vëllai i Roland Rexhepit, Ilir Rexhepit. Për këtë vrasje, prokuroria ka shpallur në kërkim Mihal alias Mirgen Toshin, i cili momentalisht ndodhet në një burg të Selanikut. Ekzekutimi i këtij të fundit është kryer me pagesë për llogari të një grupi kriminal në Elbasan.

Kjo pasi dy vite më parë, në 29 korrik 2009, i njëjti grup kriminal, urdhëroi vrasjen e vëllait të Ilirit, Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe me nofkën ”Doda”. Eleminimi i dy vëllezërve është pjesë e serialit të vrasjeve mafioze të ndodhura gjatë këtyre viteve në qytetin e Elbasanit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...