22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kush është Shkëlzen Kastrati, u ekzekutua sot në Fier/ Dyshime për hakmarrje.

Babai i katër fëmijëve adoleshentë Shkëlzen Kastrati u ekzekutua përmes një atentati mafioz paraditen e sotme në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se viktima është qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, teksa dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga një vrasës profesionist.

42-vjeçar nuk rezulton të ketë precedentë penale të mëparshëm dhe ishte pronar i një biznesi të vogël në Fier, ndërsa ndryshe nga ai, i vëllai, Kelmend Kastrati është i dyshuar nga policia për disa ngjarje të rënda në qytet.Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016, nga i cili mbeti i plagosur, ndërsa u vra shoku i tij që drejtonte makinën Denis Kasaj. Për këtë ngjarje, të ndodhur në 2016 është akuzuar Ermal Binjaku. Policia arrestoi atëherë edhe një oficer të SHISH, i cili dyshohet se siguronte informacion për lëvizjet e Kelmend Kastratit duke çuar në atentatin në janar 2016.

Konfliki mes dy fiseve bëhet me dije se ka qenë i hershëm. Janë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve okularë, pasi kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, teksa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas vrasjes së Shkëlzen Kastratit, policia gjeti të djegur në fshati Daullas një makinë tip ‘Range Rover’.

Brenda sa u gjet edhe një automatik tip ‘Skorpion’ me silenciator që dyshohet se u përdor për ekzekutimin e Kastratit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...