25.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Labinot Rexha reagon pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova: “Dolen fjalët e Limit që i tha Olsa: duhet me nxjerr Labin”

Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, këngëtari Labinot Rexha ka publikuar një deklaratë të fortë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e eliminimit të tij dhe duke pretenduar se produksioni kishte qëllim ta hiqte nga loja para finales.

Rexha theksoi se televotimi ishte shumë i ngushtë dhe se mbështetja e publikut për të ishte e madhe:

“Gjysma e popullit është me të vërtetën edhe pse i kishim kundër të gjithëve.”

Ai gjithashtu pretendon se pas daljes ka mësuar informacione që sipas tij konfirmojnë planifikimin e eliminimit të tij:

“Dolen fjalët e Limit që i tha Olsa: duhet me nxjerr Labi me zarf të zi para finales sepse na e merr fitoren se ka vota… Limi, para se të futet në Big, e ka takuar Olsen dhe pas takimit na ka njoftuar me telefon atë ditë që mos u lodhni kot, se Olsa ka me nxjerr me zarf të zi para finales.”

Në një reagim tjetër, ai kërkoi transparencë dhe drejtësi nga produksioni, duke paralajmëruar edhe rrugë ligjore nëse votat reale nuk do të publikoheshin:

“Publiku meriton transparencë dhe sqarim të plotë… Ky edicion pa mua dhe pa Albën nuk do të kishte të njëjtën peshë. Me respekt, Labinot Rexha.”

Deklaratat e Rexhës kanë ndezur debat mes fansave dhe publikut, duke vënë në qendër dyshimet mbi integritetin e televotimit dhe mënyrën si është menaxhuar eliminimi në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...