25.4 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Laç – Tregtarët ambulantë në protestë para Bashkisë Kurbinit: “Po na heqin bukën e gojës, pa zgjidhje dhe pa përkrahje!”

Një grup tregtarësh ambulantë në qytetin e Laçit kanë dalë sot në protestë përpara ambienteve të Bashkisë së Kurbinit, pasi u është kërkuar që të largohen nga hapësirat ku prej vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar.

Tregtarët shprehen se vendimi i bashkisë është i menjëhershëm dhe pa ofruar asnjë alternativë tjetër për sistemimin e tyre. Ata theksojnë se ndodhen në kushte të vështira ekonomike dhe se shitjet ambulante janë e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën.

“Kam 15 vite që shes rroba në rrugë. Burri është me dializë dhe unë mbaj familjen. Dje më erdhi policia bashkiake dhe më tha ‘hiq rrobat ose do t’i hedhim në kamion’. Nuk kemi përkrahje, nuk kemi zgjidhje,” u shpreh një nga protestueset.

Një tjetër tregtar tha: “Kam 7 vite që shes aty. Paguj 180 mijë lekë qira, por më thonë që kam zënë hapësirë publike. Jam pa ndihmë ekonomike, pa përkrahje. Jetoj vetëm nga shitjet që bëj.”

Të tjerë protestues ngritën shqetësimin për mungesën e alternativave nga ana e pushtetit vendor. “Kam 16 anëtarë në familje, gruan e kam të sëmurë. Bashkia nuk më ka ofruar asnjë mundësi tjetër për të punuar. Ku të shkoj unë me gjithë këta njerëz për të mbajtur?”

Tregtarët i bënë thirrje Bashkisë së Kurbinit që të ndalë largimin e menjëhershëm dhe të nisë një dialog për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat deri në momentin kur t’u ofrohet një alternativë e drejtë për të punuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Candace Cameron Bure shpërthen në lot: “Marr shumë kritika për zërin tim”

0
Aktorja amerikane Candace Cameron Bure, e njohur për rolin e saj në serialin “Full House”, ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat...

“Nuk mund ta duroja atë që po shihja”/ Aktivisti francez paguan 300 euro për...

0
Një aktivist francez për të drejtat e kafshëve ka paguar 300 euro për të blerë një karavidhe të gjallë, jo për ta konsumuar, por...

Grabitje spektakolare në Itali/ Vidhen 4 vepra të Antonello da Messina, vlera deri në...

0
Një grabitje e bujshme ka tronditur botën e artit në Itali, pasi katër vepra të çmuara të piktorit të Rilindjes, Antonello da Messina, janë...

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...